Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva ka bërë luajtjen e fundit te Neymar për të vazhduar qëndrimin në klub.
27-vjeçari është shumë afër rikthimit në Camp Nou, por Silva beson se bashkëlojtari i tij brazilian është “i domosdoshëm” për kampionët e Francës, transmeton portali arbresh.info.
“Neymar është një lojtar i domosdoshëm për çdo skuadër, ai ishte te Barcelona, ai është me ne”, ka thënë Silva për RMC.
“Është një problem i veçantë për lojtarin me klubin, ne nuk mund të përfshihemi. Por në kokën time, unë shpresoj që ai të qëndroj. Po, unë tashmë ja kam thënë atij. Është vështirë t’ia thuash atij gjatë gjithë kohës: ‘Qëndro, qëndro…'”
“Unë nuk e di pikërisht se çfarë është duke ndodhur mes tij dhe klubit. Unë shpresoj haptas që afati kalimtar të përfundoj sa më shpejtë sepse nuk mund ta përballoj më”, përfundoi Silva./arbresh.info/
Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...