Kosova të dielën nga ora 19:00 përballet me Norvegjinë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Sfida është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Motivimi është i madh në kampin e Dardanëve duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha është optimist para kësaj përballje. “Ne kemi filluar përgatitjet nga dita e shtunë. Deri më tani kanë shkuar shumë mirë, duke shpresuar se nuk do të kemi lëndime deri në ndeshjen me Norvegjinë. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë po e japim më të mirën tonë për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve”, është shprehur Berisha, për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar: “Kemi humbur duelin e parë dhe besoj që kësaj radhe mund të triumfojmë. Besoj që kemi ekip të mirë të fitojmë këtë përballje, që është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi tutje Berisha.
Ai pret përkrahjen e tifozëve. “Tifozët gjithmonë kanë qenë me ne dhe kështu besoj që do të jetë edhe të dielën në Mitrovicë. Për ne është thelbësore dhe jetike përkrahja e tyre. Dardanët na kanë mbështetur gjithmonë. Tifozët janë motivim shtesë për ne”, u shpreh kapiteni Berisha.
Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese./Arbresh.info
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...