Bayern Munich ka vazhduar me paraqitje të mira në Bundesliga, duke mposhtur Hoffenheim me rezultat bindës 4-1, falë një “hat-trick” të Harry Kane, i dhjeti për sulmuesin anglez me fanellën bavareze.
Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që kanë pasur raste për gola me Fisnik Asllanin, i cili ka goditur shtyllën pas një gabimi të Neuer, dhe Bernardon, që ka gabuar me kokë nga afër. Megjithatë, Bayern e ka gjetur veten dhe ka kaluar në epërsi me një goditje të saktë të Kane pas një krosi prej këndi nga Karl.
Në pjesën e dytë, skuadra e Vincent Kompany e ka dyfishuar epërsinë me penalltinë e shënuar nga Kane, pas prekjes me dorë të Albian Hajdarit. Anglezi nuk është ndalur me kaq dhe nga një tjetër penallti e fituar nga Olise, ka realizuar golin e tretë personal dhe të tretin për Bayern.
Edhe pse Hoffenheim ka ngushtuar shifrat me një gjuajtje të devijuar të Vladimir Coufal nga goditja e lirë, Serge Gnabry e ka vulosur rezultatin 4-1 me një finalizim të saktë nga një kënd i ngushtë.
Me këtë fitore, Bayern shkon pesë pikë i shkëputur në krye të tabelës, duke pasur gjithsejt dymbëdhjetë pikë nga katër ndeshje, ndërsa Hoffenheim gjendet në vendin e tetë me gjashtë pikë.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...