Lamine Yamal është fenomeni i këtij Kampionati Evropiani i cili do të merr fund sonte me finalen ndërmjet Spanjës dhe Anglisë.
Yamal ka realizuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime për bashkëlojtarët e tij, shkruan Arbresh.info.
Ai dje mbushi 17 vjet kurse para ndeshjes finale, ai morri lavdata edhe nga kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane.
Kane fillimisht i uroi ditëlindjen dhe tha se ai është lojtar fantastik.
“Dua t’i uroj atij ditëlindjen. Ai është një lojtar fantastik. Në moshën 17-vjeçare, të bësh këtë në një garë si kjo flet shumë për të. Ju mund ta shihni se ai luan pa frikë, me liri, po e shijon veten”, tha kapiteni anglez.
Tutje kapiteni anglez shtoi se 17-vjeçari do të jetë lojtari më i vështirë në ndeshjen finale.
“Ai do të jetë njëri prej lojtarëve më të vështirë gjatë ndeshjes. Dua ta përgëzojë për atë që ka bërë deri më tani”, shtoi Kane.
Anglia dhe Spanja përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në ‘Olympiastadion’ të Berlinit për të përcaktuar fituesin e Euro 2024./Arbresh.info/
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...