Anglia sonte luan një ndeshje në terren të vështirë, ku përballet në Beograd ndaj Serbisë.
Stadiumi “Radjko Milic” di të jetë i vështirë për kundershtarët që luajnë aty, pasi prania e huliganëve serb e bën situatën e komplikuar, shkruan Arbresh.info.
Ata fyejnë e shajnë në baza racore dhe për ta kjo nuk është asgjë, mirëpo kapiteni i Anglisë ka paralajmëruar të gjithë.
“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto raste dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme, e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë,” u shpreh Kane.
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë luhet me fillim nga ora 20:45, dhe është tejet e rëndësishme për ecurinë e grupit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...