Uellsi ishte skuadra e 30-të që siguroi biletën për fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022 duke u bërë kështu përfaqësuesja e 13-të dhe e fundit europiane, pasi triumfoi në “Play Off” ndaj Ukrainës.
Në zonën e Azisë do të luhet për biletën e fundit, me sfidën gjysmëfinale të fazës “Play Off” midis UAE dhe Australisë, një sfidë që do të luhet të martën e 7 korrikut.

Fituesja e këtij çifti do të përballet në finale (13 qershor) me Peru-në, kombëtarja amerikano latine e cila siguroi vendin e pestë në kontinentin e saj.
Bileta e fundit do të diskutohet midis dy skuadrave. Costa Rica do të luajë në finale përballë Zelandës së Re, ndeshje e cila do të luhet më 14 qershor.
Pra, në lojë janë dy biletat e fundit që do të diskutohen midis pesë përfaqësueseve, Costa Rica, UAE, Australi, Zelanda e Re dhe Peru, për të plotësuar Grupin D dhe Grupin E në fazën finale të botërorit.
Në grupin D (Francë, Danimarkë, Tunizi) do të pozicionohet njëra midis UAE, Australisë apo Peru-së.
Në grupin E (Spanjë, Gjermani, Japoni) do të shkojë njëra midis Zelandës së Re dhe Costa Rica./SS/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...