Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font, ka zbuluar se synon të ribashkojë Pep Guardiola-n dhe Lionel Messi-n në “Camp Nou”.
Barcelona dje fitoi ndaj Juventus-it, por janë pa president duke ndjekur dorëheqjen e Josep Maria Bartomeu, transmeton portali arbresh.info.
Një ndër kandidatët, Font për Sky Sports tha se synon ta ribashkojë Messi-n me Guardiola-n, gjë që nënkupton shkarkimin e Ronald Koeman-it.
“Është vëmendja jonë të ndërtojmë projekt të fortë dhe jemi të lumtur që Barcaelona vazhdon të luajë në stilin e Johan Cruyff-it”.

“Shumica e profesionistëve e duan këtë stil së bashku me tifozët, si Pep Guardiola, Xavi, Iniesta, Puyol. Të gjitha janë legjenda por momentalisht nuk punojnë për Barcelonën, duhet t’i sjellim dhe t’i sigurojmë se kemi projekt garues”.
“Gjëja e rëndësishëm është se Messi duhet ta dijë që do jetë pjesë e projektit që t’i inspirojë të fitojë Ligën e Kampionëve. Nuk kemi dyshime se Barcelona do arrijë nëse Messi qëndron”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse Font do arrijë të fitojë postin e presidentit dhe nëse do realizon këto super prurje./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...