Arburon Avdimetaj ka regjistruar fitore në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” 2019 të zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) në Prishtinë.
Kampioni kosovar i Belgjikës në boks ka fituar ndaj rivalit të sotëm prishtinas Donis Gashi në kategorinë 75 kilogram, shkruan portali arbresh.info.
Avdimetaj, i cili jeton në Belgjikë dhe është kampion i tyre këtë vit në kategorinë e lartpërmendur, ka treguar potencialin e tij duke e mposhtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet boksierin Gashi.
Lexo edhe: Intervistë me Arburon Avdimetaj: Kosovari 17 vjeçar që u bë kampion i Belgjikës
Gjithçka nisi me një intensitet të lartë, por 17-vjeçari i lindur në fshatin Strellc të Deçanit doli fitimtar nga arena pas një sfide mjaftë interesante.
Arbresh.info në vazhdim do t’iu sjellë edhe një intervistë të zhvilluar me Arburonin para këtij meçi të organizuar nga Aiba./arbresh.info/
Intervistë me Arburon Avdimetaj: Kosovari 17 vjeçar që u bë kampion i Belgjikës
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...