Kampioni i notit e ka një lajm të keq

17:51 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Fituesi i pesëfishtë, i medaljes së artë në not, Ian Thorpe ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e garave të këtij sporti.

Thorpe ka sqaruar se ky vendim vjen për shkak të një ndërhyrje kirurgjike që ka bërë në shpatull pothuajse dy vjet më parë.

Kampioni i botës në not tha se tashmë është mësuar me gjendjen e tij aktuale dhe se trupi i tij është në gjendje të mirë pas operacionit.

“Kam pasur kompikime me shpatullat dhe operacioni ishte shumë serioz prandaj nuk mund të notoj dot më,”-ka thënë 34-vjeçari për Daily Telegraph.

Doktorët e kishin paralajmëruar atë që para operacionit mbi gjendjen dhe faktin që duhet të hiqte përfundimisht dorë nga noti.

Ian është i aftë të notojë por jo të marrë pjesë në gara.

Shpërndaje në rrjete sociale