Irani ka ekzekutuar me vdekje kampionin e mundjes Navid Afkari, i cili ishte dënuar për therjen me vdekje të një roje, gjatë protestave anti-qeveritare më 2018, raporton Reuters.
“Dënimi për hakmarrje kundër Navid Afkari, vrasësi i Hassan Turkman, u krye këtë mëngjes në burgun Adelabad në Shiraz”, citon Televizioni shtetëror të ketë thënë Kazem Mousavi, kreu i Departamentit të Drejtësisë në provincën jugore Fars.
Ky rast kishte tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, i cili kishte bërë thirrje që Navid Afkari të mos ekzekutohej.
Sipas familjes dhe aktivistëve, Afkari kishte deklaruar se ishte torturuar dhe e kishin detyruar të bënte një rrëfim të rremë, përderisa avokati ka deklaruar se nuk ka asnjë dëshmi për fajin e tij.
Gjyqësori iranian ka mohuar akuzat për torturë.
Gjithashtu edhe Unioni Botëror i Sportistëve, që përfaqëson 85 mijë sportistë, kishte bërë thirrje ditë më parë që të mos ekzekutohej Afkari ndërsa ka kërkuar që Irani të përjashtohet nga bota e sportit në rast të ekzekutimit të mundësit 27 vjeçar.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...