Kampioni botëror me tetë divizione, Manny Pacquiao ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi aktiv.
42 vjeçari përfundoi karrierën e tij 26-vjeçare, me 72 ndeshje me 62 fitore, tetë humbje dhe dy barazime.
Pacquiao është luftëtari i vetëm në histori që ka fituar tituj në tetë klasa të ndryshme peshe.
“Ndërsa i vari dorezat e boksit, do të doja të falënderoja të gjithë botën, veçanërisht popullin filipinas që mbështetën Manny Pacquiao. Lamtumirë boksit. Është e vështirë për mua të pranoj që koha ime si boksier ka mbaruar. Sot po njoftoj pensionin tim“, tha 42-vjeçari në një video 14-minutëshe të postuar në faqen e tij në Facebook.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit