Google ADS

Kampioni i botës arrin në Shqipëri para ndeshjes

14:17 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Franca ka zbarkuar në Shqipëri para ndeshjes mes tyre mbrëmjen e së dielës.

Kampioni në fuqi i botës ka arritur në aeroportin e Rinasit në Shqipëri dhe janë nisur menjëherë drejt hotelit për akomodim, transmeton portali arbresh.info.

“Blutë” do të jenë nikoqir të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen në stadiumin “Air Albania”, i cili do të hap dyert për herë të parë dhe me ç’rast do të zhvillohet një ceremoni madhështore për të bërë përurimin e shtëpisë së re të djelmoshave tanë.

Takimi mes dy skuadrave kombëtare luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Ndeshja e nesërme fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim.

Kujtojmë se së fundmi është konfirmuar edhe prezenca e legjendës Francesco Totti në tribunat e stadiumit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale