Klubi i Kukësit pritet të ketë në dispozicion 250 mijë euro për të mbyllur operacionet e afatit kalimtar në prag të pjesëmarrjes në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.
“Panorama Sport” zbulon se kreu i klubit ia ka bërë të qartë stafit teknik se do të jetë i pakursyer për merkaton, vetëm e vetëm që të kalohet turi i dytë. Kalimi i turit të dytë paraeliminator bën që kuksianët të arkëtojnë minimumi 1 milion euro.
Mbi 700 mijë euro sigurohen nga shpërblimi që jep UEFA për klubet që marrin pjesë në këto dy ture. Në rast eliminimi në turin e tretë, Kukësi do të siguronte pjesëmarrjen në raundin “play off” të Ligës së Europës që prodhon të tjera të ardhura. Por, kalimi i turit të tretë do të ishte qershia mbi tortë, pikërisht është ajo që synon klubi, pasi minimumi do të sigurohej pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës.
Në këto kushte, presidenti Gjici kërkon që të bëjë më të mirën për ekipin, në mënyrë që të garantohet suksesi në turin e dytë paraeliminator të Champions-it. Por, përveç investimeve të presidentit Gjici, duhet edhe pak fat nga shorti që do të hidhet më 19 qershor. Kukësi renditet në vazon e skuadrave jofavorite dhe probabiliteti është që kundërshtari të jetë i një shkallë të lartë vështirësie. Ndeshjen e parë Kukësi do ta luajë më 11 ose 12 korrik, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet pas një jave.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...