Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.
Kapiteni argjentinas publikoi një mesazh emocionues në rrjetin social Instagram, ku pranoi se disfata dhemb shumë, por theksoi krenarinë për rrugëtimin e ekipit dhe mbështetjen e tifozëve, shkruan Arbresh.info.
“Dhimbja është shumë e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të mbyllet. Por unë zgjedh të mbetem edhe me gjithçka të bukur. Me ndeshjet që zhvilluam duke dhënë gjithçka nga vetja dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë, me mbështetjen e një vendi të tërë, e cila së bashku me punën dhe përkushtimin e këtij grupi na bëri të rikthehemi, edhe një herë, mes skuadrave më të mira në botë. Sot është e vështirë të vlerësojmë atë që arritëm, por ky grup shkoi në dy finale radhazi të Kupës së Botës.”, shkroi Messi.
Më tej, 38-vjeçari falënderoi të gjithë tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares gjatë turneut.
“Faleminderit nga zemra për çdo përshëndetje dhe për çdo mesazh. Edhe një herë arritëm të bashkohemi si komb dhe të jemi të gjithë së bashku, duke ndarë krenarinë e madhe që jemi argjentinas.”, shtoi ai.
Në fund të mesazhit të tij, Messi nuk harroi të urojë edhe kampionët e rinj të botës.
“Dua gjithashtu ta uroj Spanjën për fitimin e kampionatit.”, përfundoi legjenda argjentinase.
Kjo ishte finalja e dytë për Messin pas asaj të vitit 2014 nga Gjermania, me po të njëjtit rezultat 1-0 pas vazhdimeve./Arbresh.info
View this post on Instagram
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...