Nikola Kalinic do të pendohet tërë jetën për refuzimin që t’i bindet trajnerit Zlatko Daliq në kampionatin botëror.
Si zakonisht ndodh, jeta në situata të tilla luan mizorisht me ju dhe kjo i ka ndodhur kroatit që pothuajse ishte pran të bëhet kampion bote.
Edhe pse nuk luajti asnjë sekondë, Kalinic ishte në skuadrën zyrtare të kombëtares dhe fitoi një medalje të argjendtë.
Megjithatë, reprezentuesi kroat edhe pse i ka takuar medalja, ka refuzuar ta merr një të tillë pasi që, sipas tij, nuk ka luajtur për asnjë moment me ekipin në botërorin, ku Kroacia humbi në finale kundër Francës.
“Faleminderit, por nuk luaja në Rusi”, mësohet t’i ketë thënë Kalinic, trajnerit Dalic.
Sulmues u përjashtua nga kampi i kombëtares dy ditë pas ndeshjes me Nigerinë në ndeshjen e parë të grupit pasi që nuk kishte pranuar të luajë si rezervist.
Ndryshe, futbollisti aktualisht është në përgatitje me Milanin, por pothuajse është lojtar i Atletico Madridit pasi që mendiat spanjolle raportojnë se kanë mbetur vetëm disa detaje para transferimit./Telegrafi/

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë