Ish ylli i Milanit dhe skuadrës kombëtare të Brazilit, Kaka ka folur për arritjen e Cristiano Ronaldos në Juventus.
Kaka ka shpenzuar një pjesë të karrierës së tij në Real Madridi si një lojtar i shoqëruar nga portugezi dhe së fundmi ka ndarë disa mendime rreth ish bashkëlojtarit të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Është e mrekullueshme të luash me të, madje edhe kundër tij sepse Cristiano është shumë kompetitiv dhe gjithmonë dëshiron të fitoj”
“Vitet kur kam jetuar në Madrid ishin shumë intesive dhe pozitive, jam shumë i afërt me Cristianon dhe kjo nuk ka ndodhur edhe me lojtarët e tjerë në zhveshtore te Real Madridi. Në fillim, grupi që kemi folur portugalisht ishin Pepe, Marcelo, unë dhe Cristiano, ne të gjithë ishim shumë shokë të afërt”
“Cristiano është i shoqërueshëm, shumë afërt. Sjellë energji dhe Juve ka bërë shumë mirë që ka nënshkruar me të. Me gjendjen e tij dhe profesionalizmin, ai do të jetë në gjendje të qëndroj në krye për shumë vite”
33-vjeçari debutoi te Juventusi në Serie A vikendin e kaluar në fitoren 3 me 2 ndaj Chievos./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...