Kaka mund të jetë ikona e radhës që mund të rikthehet te Milan, për t‘iu bashkuar legjendave në rolet drejtuese.
Milan është duke vazhduar me punë të mirë, drejt rikthimit në majat e futbollit italian dhe atij evropian.
Pas rikhtimit të Leonardo dhe Maldinit, si duket radhën e ka mesfushori brazilian, Leite Kaka.
Braziliani ka kaluar vitet më të mira në fanellën e Milanit, ku ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve dhe një Top të Artë.
Ai aktualisht po jeton në Brazil me familjen e tij, por shprehet i gatshëm për të plotësuar një pozitë te Milan nëse i kërkohet një gjë e tillë.
“Raporti im me Milanin ka qenë gjithmonë i afërt, dhe tani me kthimin e Leo dhe Maldini, me të cilat kam luajtur, bën që të kam lidhje edhe më të fortë me klubin”, ka deklaruar Kaka.
“Prioriteti im është që të qëndrojë në Brazil me fëmijët e mi, por dyert janë gjithmonë të hapura dhe unë mund të shoh se si punon bota e drejtorit të sportit”. /arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë