Juventusi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Alberto Costas në një transferim të përhershëm nga skuadra portugeze Vitoria Guimaraes.
Mbrojtësi 21-vjeçar bëhet nënshkrimi i parë i Juves në afatin kalimtar të janarit, duke u bashkuar me një marrëveshje të përhershme nga Vitoria.
Në një njoftim zyrtar për shtyp, Juventus ka konfirmuar se do t’i paguajë Vitorias një tarifë prej 12.5 milionë në katër këste, plus bonuse që nuk i kalojnë 2.5 milionë. Do të ketë edhe 1.3 milion shpenzime tjera.
Alberto Costa ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.
Ai do të veshë fanellën nr.2 për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25.
Alberto Costa është nënshkrimi i parë i Juves në afatin kalimtar të janarit, por nuk pritet të jetë i fundit. Reprezentuesi francez, Randal Kolo Muani është gjithashtu në rrugën e tij nga Franca dhe pritet të kalojë testet mjekësore me bardhezinjtë të enjten përpara huazimit të tij nga PSG. /Telegrafi/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...