Chelsea raportohet se i ofroi Juventusit, Alvaro Moratën si pjesë e ofertës së tyre të Gonzalo Higuainit, por Bianconerët duan vetëm para.
Higuain është huazuar për 18 milionë euro te Milani me një opsion të blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro të tjera.
Argjentinasi është i etur të bashkohet me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin në Stamford Bridge.
Sipas Calciomercato.com, Chelsea i propozoi Moratën skuadrës italiane si pjesë të një marrëveshjeje shkëmbimi.
Megjithatë, drejtori i Bianconerëve, Fabio Paratici, hodhi poshtë ofertën, duke këmbëngulur se dëshirojnë vetëm të holla për reprezentuesin argjentinas.
Morata është gjithnjë e më i pakënaqur në Londër dhe dëshiron të rikthehet në Juve, ku luajti nga viti 2014 deri në 2016.
Spanjolli shënoi 27 gola në 93 ndeshje për Juventusin dhe siguroi 19 asistime. Te Chelsea deri më tani ka pasur 72 paraqitjet dhe ka realizuar 24 gola dhe ka qenë përcaktues me gjashtë asistime.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...