Juventusi është duke u përgatitur për një sezon të vështirë, ndërkohë që ka caktuar takim për ta diskutuar kontratën e re të Adrien Rabiot.
28-vjeçari ishte lidhur me një largim nga Torino që në verën e kaluar, mirëpo vendosi ta respektonte vitin e fundit në kontratën e tij, duke mos e pranuar ofertën e Manchester Unitedit.
Kontrata e tij përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa klube të shumta nga Liga Premier janë të interesuar për shërbimet e tij.
Mirëpo, La Stampa njofton se Juventusi ka caktuar takim me nënën e Rabiot (e cila është përfaqësuesja e tij), Veronique, për vazhdimin e qëndrimit edhe për një vit tjetër.
Derisa Juve po synon të ulë faturën e pagave, ata janë në gjendje të përfitojnë nga Dekreti i Rritjes për t’i ofruar mesfushorit një marrëveshje të re, duke mos dashur ta humbin si lojtar të lirë. /Telegrafi/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...