Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus

16:21 | 20 Shkurt 2026
Q L

Një zhvillim i rëndësishëm në kampin e Juventusit. Siç ka raportuar Giovanni Guardalà, gazetar i Sky Sport, klubi bardhezi ka bërë ankesë për pezullimin e Pierre Kalulu, por ajo është refuzuar.

Megjithatë, Juventusi nuk ka ndërmend të dorëzohet, ndaj ka bërë lëvizjen e radhës. Klubi ka kërkuar amnisti për “padrejtësi të konfirmuar” presidentit federal.
Juventusi pret një përgjigje në orët në vijim, me synimin që ta ketë mbrojtësin francez në dispozicion për ndeshjen kundër Comos, e cila do të luhet në Allianz Stadium, të shtunën në orën 15:00.

Në orët në vijim, trajneri Spalletti do të mësojë nëse do të duhet të heqë dorë apo jo nga Kalulu, i cili deri në momentin e përjashtimit nuk kishte humbur asnjë minutë këtë sezon.

Ajo që e shtyu Juventusin të kërkonte anulimin e pezullimit me një ndeshje të Pierre Kalulu ishte pranimi i gabimit.

Episodi i ndodhur në “Derby d’Italia” ishte një gabim i pranuar si nga përgjegjësi i CAN-it, Gianluca Rocchi, në një deklaratë për ANSA të dielën në mëngjes, ashtu edhe nga përgjegjësi për marrëdhëniet institucionale të CAN-it, Andrea De Marco, në emisionin “Open VAR” të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme