Juventusi e ka kthyer në skuadër Douglas Costan dhe Federico Bernardeschin, ndërsa Milani ka nevojë për teste fizike për Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutronen.
Ndeshja e madhe në mes të Milanit dhe Juventusit është paraparë të zhvillohet të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:30 në San Siro.
Kjo ndeshje pritet me entuziazëm të madh nga tifozët e të dyja skuadrave, por Milanit është i hendikepuar me mungesa, ndërsa Juventusi qëndron mirë.
rahasuar me skuadrën e Ligës së Kampionëve që humbi 2-1 ndaj Manchester United, Costa, Bernardeschi dhe Moise Kean janë në dispozicion përsëri, ndërsa mungon vetëm Emre Can.
Milani ka mungesa me dëmtime afatgjate si Lucas Biglia, Mateo Musacchio, Mattia Caldara dhe Ivan Strinic.

Higuain është i etur për t’u përballur me ish-shokët e tij, por po lufton me një problem të shpinës dhe kërkon një test të vonuar fizik.
Në një situatë të ngjashme, Cutrone, Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie kanë probleme kyçin e këmbës që duhet të vlerësohen gjithashtu.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA