Juventus ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të kaluar në epërsi.
Mattia Bani (7’) pati një rast të artë për të kaluar në avantazh mysafirët por Szczesny bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Federico Gatti (32’) pranoi një super pasim brenda zonës por mbrojtësit e Genoas ja larguan topin nga këmbët.
Max Allegri bëri disa ndryshime në formacion në pjesën e dytë gjë që ndikoi në rrjedhën e lojës.
‘Zonja e Vjetër’ ishin më të rrezikshëm në fraksionin e dytë ndonëse nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ata patën tri mundësi të mira me Samuel Iling Junior (67’) dhe Dusan Vlahovic (69’ dhe 75’) por nuk ia dolën të shënojnë.
Juventusi tani ka tri ndeshje radhazi pa fitore dhe mund ta humbasë vendin e dytë në tabelë nëse Milani fiton ndeshjen e tyre ndaj Hellas Veronës./Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00