Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma

22:47 | 1 Shkurt 2026
D.H

Juventusi shënoi fitoren e radhës në Serie A, duke triumfuar me shifrat e thella 1–5 në xhiron e 23 ndaj Parmas në udhëtim.

Zonja e Vjetër kaloi në avantazh që në minutën e 15-të, kur Bremer me kokë dërgoi topin në rrjetë për 0–1, shkruan Arbresh.info.

Dominimi bardhezi vazhdoi dhe në minutën e 37-të Ëeston McKennie dyfishoi rezultatin.

Parma ngushtoi shifrat në minutën e 51-të falë një autogoli të Andrea Cambiasos. Megjithatë, reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm.

Në minutën e 54-t Bremer shënoi golin e tij të dytë personal për 1–3, gol që u konfirmua pas rishikimit nga VAR-i.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Jonathan David përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe realizoi nga afër për 1-4

Deri në fund Juventusi shënoi edhe një herë me Opendan mirëpo goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Juve zë pozitën e katërt me 45 pikë, kurse Parma është e 16-ta me 23 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale