Mediat italiane pohojnë se mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do ta kompletojë transferimin në Juventus të hënën.
De Telegraaf në Holandë ka raportuar tashmë se është arritur një marrëveshje mes Juventusit dhe Ajaxit në vlerë 75 milionë euro për De Ligt, transmeton Gazeta Express.
Dhe meqë 19-vjeçari nuk ka udhëtuar me Ajaxin në turin parasezonal në pritje të transferimit të mundshëm, mediat në Itali shkruajnë se Juve do ta zyrtarizojë atë nesër.
Gazzetta dello Sport shkruan se kampioni italian ka arritur marrëveshje në vlerë rreth 70 milionë euro me Ajaxin për De Ligt.
Ndërsa, Tuttomercatoweb shkruan se De Ligt do të mbërrijë në Torino të hënën për teste mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...