Juventus raportohet se po shikon mundësinë e nënshkrimit me Willian dhe Pedro nga Chelsea, kur të dy këta do të jenë lojtar të lirë verën e ardhshme.
Teksa lajmet që e lidhin Juventusin me anësorin brazilian nuk janë të vjetra, interesimi për Pedron është.
Ish lojtari i Barcelonës do të jetë lojtar i lirë qershorin e ardhshëm, me Juven që janë të interesuar për lojtarin shkaku i shkathsësive të tij.
Mediet në Itali raportojnë se drejtori i Juventusit, Fabio Paratici së fundi ka udhëtuar drejt Londrës, për t’u takuar me drejtues të Chelsea, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, me lojtarët që po hyjnë në muajt e fundit të kontratave, Juventus do të jetë i lirë të nis negociatat me ata që nga janari.
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër