Juventus luan sonte ndeshjen e xhios së 20-të në kuadër të Serie A, ndaj Sassuolos.
Ndeshja fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Allianz Stadium”, shkruan Arbresh.info.
Juventusi kërkon t’i revanshohet Sassuolos për atë humbje që iu shkaktuas ‘Zonjës së Vjetër’, në xhiron e tretë.
Me një fitore potenciale Juventus kalon në kuotën e 49 pikëve dhe mban hapin me liderin Inter që ka 51 pikë.
Trajneri Allegri tha se skuadra e tij nuk duhet të fiksohet pas titullit në Serie A dhe kjo skuadër u ndërtua për të shkëlqyer vite me radhë.
“Prej humbjes së fundit me Sassuolon skuadra është rritur, por duhet ruajtur ekuilibri pasi është shumë e lehtë të “rrëshqitësh”. Duhet entuziazmi, por pa kaluar në eufori. Inter është ndërtuar për titullin, ndërsa ne kemi një rrugëtim tjetër për të ndjekur. Duhet të mos fiksohemi pas titullit, kjo skuadër është ndërtuar për të shkëlqyer pas pesë vitesh”, tha Allegri.
Ndeshjen e parë Sassuolo e mposhti Juventusin me rezultat 4-2./Arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...