Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj Pafosit në sfidën e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
45 minutat e para nuk pati gol ku u paraqit edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova mirëpo nuk arriti të realizoj përkundër dy goditjeve që pati, shkruan Arbresh.info.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 67-të. Andrea Cambiaso asistoi bukur dhe Ëeston McKennie përmbylli aksionin me një gjuajtje të saktë në trekëndëshin e djathtë për 1:0.
Gjashtë minuta më vonë, Kenan Yildiz i dha një asist perfekt Jonathan Davidit, i cili me qetësi e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për golin e dytë të Juventusit.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Juve arkëtoi tre pikë të mëdha të cilat e dërgojnë në vendin e 17-të me nëntë pikë, kurse Pafosi mbetet i 26-ti me gjashtë sosh./Arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...