Skuadra e Juventus ka shfaqur interesim për yllin e Chelsea.
Anëtari i Chelsea, Emerson Palmieri është në radarin e skuadrës kampione të Serie A, Juventus.
‘Biankoneri’ mbeten të interesuar për reprezentuesin italian, i cili mbulon pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes.
Ata po tentojnë të zbresin çmimin e Chelsea, të cilët kërkojnë 25-30 milionë euro për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Lojtari ishte në radarin e Juves edhe kur Alex Sandro kërkonte largimin gjatë verës së kaluar.
Emerson iu bashkua Chelseat për 20 milionë euro. Negociatat e Juve dhe Chelsea thuhet se do të vazhdojnë në fund të këtij sezoni.
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend