Juventus ka nisur negociatat për të transferuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, si alternativë e Arkadiusz Milik dhe Alvaro Morata-s.
Trajneri i ri i “Bianconerëve”, Andrea Pirlo dëshiron një qendërsulmues të fortë, i cili mund t’iu ndihmojë bashkëlojtarëve edhe të shënojnë gola, transmeton portali arbresh.info.
Milik është që një kohë i lidhur që prej ditës kur Maurizio Sarri ishte në stol, por Napoli kërkon 50 milionë euro për polakun.

Ish bashkëlojtari i Pirlo-s, Morata gjithashtu është opsion, i cili momentalisht nuk është në top formë te Atletico Madrid-i.
Sipas Sportitalia, Juventus-i ka nisur negociatat me Dzeko-n, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022 me Romën.
Ai këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 14 asistime në 43 ndeshje të zhvilluara./arbresh.info.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C