Drejtuesit e Juventus vijojnë punën për plotësimin e organikës së skuadrës në sezonin e ardhshëm, ku padyshim fokusi kryesor mbetet reparti i mesfushës duke qenë se aty pritet të ketë disa lëvizje, teksa nuk përjashtohet largimi i një “lideri” të vërtetës, si “shtatlarti” francez, Adrien Rabiot.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, dy emrat e fundit në listën e “Zonjës së Vjetër” vijnë nga “Baskët” e Real Sociedad, e më konkretisht spanjollët, Mikel Merino e Martin Zubimendi, me këtë të fundit është edhe në “orbitën” e Milan teksa vlerësohet nga “Baskët” me një shifër që varion deri në 60 milionë euro, teksa nuk duhet harruar se është një nga lojtarët kryesorë të Real Sociedad dhe në këtë sezon është aktivizuar në 44 ndeshje, duke shënuar 4 e asistuar një tjetër gol.
Ndërkohë, edhe statistikat e Merino janë mbresëlënëse me 27-vjeçarin që numëron 40 paraqitje me Real Sociedad në këtë sezon duke shënuar 7 gola e asistuar 5 të tjerë dhe tanimë, Juventus po studion situatën dhe në ditët e ardhshme mund të ketë edhe një çelje të bisedimeve me kolegët spanjollë për të kuptuar më qartë qëndrimin e baskëve për dyshen e mesfushës. /i.m /abcnews.al
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...