Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do në Torino mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.
Sipas “El Confidencial”, CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelos me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventus nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perez-in.
Në nëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madrid do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.
Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.
Pavarësisht nga kjo, “Los Blancos” kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Betis, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte te “Zonja e Vjetër”. /TeleSport/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun