Juventus mund t’i përdorë disa lojtarë për të arritur marrëveshje të shkëmbimit me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme për të sakrifikuar Douglas Costa, Miralem Pjanic, Alex Sandro, Aaron Ramsey ose Adrien Rabiot për ta rikthyer francezin në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Inter, Real Madrid dhe PSG gjatë javës kanë kontaktuar “Djajtë e Kuq” për Pogba-n, pasi kuptuan se lojtari do largohet në verë sepse nuk dëshiron ta rinovojë kontratën.

Mirëpo, kartoni i tij mbetet i njëjtë me vlerë 120 milionë euro.
Sipas Tuttosport, Juventus i ka propozuar United shkëmbimin me cilindo prej lojtarëve.
Thuhet se United preferon Alex Sandro-n, vlera e të cilit është 50 milionë euro dhe njërin nga mesushorët Ramsey ose Rabiot.
Prite të shihet nëse do arrihet kjo marrëveshje shkëmbimi gjatë verës./arbresh.info.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A