Pas eliminimit tronditës në Liga e Kampionëve në mesjavë nga Ajaxi, Juventusi ka siguruar tani për të tetën herë rresht titullin e kampionit në Serie A.
Me fitoren 2 me 1 pasditen e sotme (e shtunë) kundër Fiorentinas, “Zonja e Vjetër” ka mbrojtur titullin e kampionit edhe për një vit tjetër, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti italian pësoi pas vetëm gjashtë minutave lojë në stadiumin Allianz ku Nikola Milenkovic dërgoi në avantazh skuadrën e Fiorentinas, por Alex Sandro me një gol të bukur riktheu në lojë skuadrën e Max Allegrit duke barazuar gjithçka në minutën e 37′ me golin me kokë.
Edhe pse iu mjaftonte vetëm një pikë, “Bianconerët” gjetën golin e epërsisë pas një pasimi në zonë nga Cristiano Ronaldo të cilin pa dashje e dërgoi një rrjetë mbrojtësi i skuadrës mysafire German Pezzella duke i dhuruar autogol nikoqirëve në minutën e 53′.
Juventusi ka 87 pikë, 20 më shumë se Napoli në pozitën e dytë si rivali më i afërt, dhe është shpallur matematikisht kampion derisa kanë mbetur katër ndeshje për tu zhvilluar./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...