Juventusi është duke planifikuar një ofertë që thyen rekord botëror për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, duke shfrytëzuar kështu edhe të hollat nga shitja e Leonardo Bonuccit.
Raporte të ndryshme sot (e enjte) pretenduan se Bonucci do të transferohet këtë verë te rivali në Serie A, AC Milani, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i lojtarit ka zbuluar se ata janë duke punuar aktualisht në shitjen e tij për t’i sjell klubit një vlerë të mundshme prej 45 milionë euro. Kjo do të thotë që Juventusi është duke kërkuar të shpenzojë këto holla diku tjetër në këtë merkato të transferimeve dhe Toni Kroos është shënjestra e tyre kryesore.
Kroos është padyshim njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe në rast largimi atëherë do të ishte një humbje e madhe për kampionin e Evropës, ngjashëm si transferimi i Bonuccit te Milani./arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj