Juventusi raportohet se nuk ka hequr dorë nga Ivan Rakitic dhe mund të kthehet në garën për mesfushorin e Barcelonës në janar.
Rakitic i dha fund qëndrimit në Barcelonë pasi Juve refuzoi të shkëmbejë atë me Federico Bernardeschin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Tuttosport pretendon se kroati ka arritur një “marrëveshje me bordin” rreth kushteve personale me “Zonjën e Vjetër” dhe ende shpreson se mund të finalizoj transferimin vitin tjetër.
Vendi i 31-vjeçarit në Camp Nou është i pasigurt pas shfaqjes së Arthur dhe Frenkie de Jong.
Gazeta e lartpërmendur shton se ai është një mesfushor “ideal” për presion të lartë dhe stilin e pasimeve që Maurizio Sarri është duke u përpjekur për ta implementuar.
Rakitic iu bashkua “Blaugranëve” nga Sevilla në vitin 2014 dhe ka fituar katër tituj spanjoll dhe një në Ligë të Kampionëve brenda 269 paraqitjeve./arbresh.info/
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...