Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar në top pesë ligat evropiane.
Cristiano Ronaldo është blerja më e shtrenjtë, portugezi u ble nga Real Madridi për 117 milionë euro.
Pastaj Joao Cancelo nga Valencia për 40.4 milionë euro, Douglas Costa nga Bayern Munichu për 40 milionë, e tani në fund edhe Leonardo Bonucci për 35 milionë euro nga Milani.
Këta janë vetëm disa nga lojtarët që kampioni italian ka nënshkruar gjatë afatit kalimtar të verës.
Kështu Juve ka shtuar fondin e lojtarëve dhe kualitetet në skuadër sa që ka krijuar dy formacione cilësore.
Buona serata bianconeri! ⚪️⚫️ Torniamo a casa!!!✈️?? #CONTAJUS pic.twitter.com/jv3YIgXRBx
— JuventusFC (@juventusfc) August 5, 2018
Formacioni i Juventusi me lojtarët që pritet të jenë në bankën rezervë: Perin; De Sciglio, Benatia, Rugai, Spinazzola; Marschisio. Bentacur, Khedira; Cuadrado, Bernardeschi, Mandzukic.
Të gjithë lojtarët janë të njohur në futbollin evropian dhe duke njohur kualitetet e tyre, ata mund të përfundonin paproblem në top katër vendet e para në Serie A nëse Massimiliano Allegri do luante në kampionat me vetëm këtë përbërje.
https://instagram.com/p/BmJURZcn4R3/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë