Juventusi ka arritur të marrë tri pikë të plota në Rusi falë golit në sekondat e fundit të ndeshjes nga Douglas Costa.
“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat 1 me 2 ndeshjen ndaj Lokomotiv në kuadër të xhiros së katërt në Grupin D në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Aaron Ramsey ia vodhi golin Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë duke shënuar për 0 me 1 pas vetëm katër minutave lojë në stadiumin RZD Arena në Moskë.
Por, nikoqirët barazuan gjithçka pas vetëm tetë minutave duke shënuar me anë të Aleksey Miranchuk për 1 me 0.
Goli i fitores erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes pas disa kombinimeve të bukura nga Higuain dhe Douglas Costa, i cili finalizoi topin në rrjetë duke i dhuruar tri pikë skuadrës së Maurizio Sarrit.

Me këtë fitore Juventusi kryeson grupin me dhjetë pikë, tri më shumë se Atletico me një ndeshje më pak.
Ata gjithashtu kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...