Derisa kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për tu zhvilluar në Serie A, Napoli vazhdon të ketë shpresa për titull pas një tjetër gabimi nga Juventusi.
Zonja e Vjetër është ndalur nga Crotone në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 33-të në stadiumin Stadio Ezio Scida, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Max Allegrit realizoi golin e epërsisë në minutën e 16′ përmes Alex Sandros, por shifrat u barazuan në minutën e 65′ nga Crotone që realizoi përmes Simyt për 1 me 1, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshje.
Nga ana tjetër, skuadra e Elseid Hysaj arriti të fitoj me përmbysje kundër Udineses.

Napoli siguroi tri pikë të plota nga takimi i sotëm duke fituar me rezultat 4 me 2. Ingisgne (45′), Albiol (64′), Milik (70′) dhe Tonelli (75′) ishin golashënuesit për “Giallorosët”, ndërsa për mysafirët shënuan Jankto (41′) dhe Ingelsson (55′).
Juventusi tani ka 85 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Napoli në pozitën e dytë./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...