Juventusi duket se është i vendosur për të refuzuar ofertat për sulmuesin Paulo Dubala për shkak të performancave të tij dhe dëshirës së Mario Mandzukic për largim.
Sulmuesi 25-vjeçar, i cili është përfolur për transferim te skuadrat angleze si Tottenham Hotspuri dhe Manchester United, është duke kërkuar qëndrimin në klub dhe performancat e tij së fundmi te “Zonja e Vjetër” kanë bindur trajneri Maurizio Sarri se duhet t’i besohet pozita si titullar, transmeton portali arbresh.info.
Dybala ka kontribuar me një gol në katër ndeshjet e fundit duke shënuar kundër Interit javën e kaluar si dhe duke asistuar tri herë në tri ndeshjet paraprake.
Mario Mandzukic, i cili duket i vendosur për largim nga Torino këtë verë, dëshiron të largohet nga Juventusi dhe shpreson që ndonjë ofertë të arrijë në janar.
Sidoqoftë, Dybala është ende një top shënjestër e Mauricio Pochetinos, i cili dëshiron të nënshkruaj me argjentinasin në janar për të përforcuar skuadrën e tij./arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit