Veterani i mbrojtjes aktualisht është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin. Ai pritet ta nënshkruajë kontratë njëvjeçare
Juventusi e ka bërë gati një kontratë të re për Giorgio Chiellinin. Mbrojtësi italian është lojtar i lirë pasi javë më parë i skadoi kontrata me “Zonjën e Vjetër”. Sidoqoftë, paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian kanë bërë që Juve t’ia ofrojë atij një kontratë të re njëvjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”.
Përfaqësuesi italian duhet të pranojë megjithatë pagë më të ulët. Kontrata e re mund të nënshkruhet në ditët në vazhdim. 36 vjeçari ka dhënë kontribut të madh në sukseset e Juventusit në dekadën e fundit. /Gazeta Express/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...