Jurgen Klopp ka zbuluar lojtarin e Ligës Premier që nuk e pëlqen. Të dielën, aventura e gjermanit në ‘Anfield’ do të vijë drejt fundit me ndeshjen që Liverpooli do ta luajë në shtëpi ndaj Wolves.
Pas nëntë vitesh në krye të klubit anglez aty ku shënoi një sukses të madh duke fituar shtatë trofe, përfshirë një titull të ligës pas 30 viteve e po ashtu edhe titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Një gjë të cilën Kloppi do ta kujtojë gjithmonë është gara për titull në Ligën Premier në vitin 2019, atëherë kur Vincent Kompany me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi ndaj Leicesterit, për t’i dhuruar Manchester Cityt titullin kampion.
Atë vit, City e mposhti Liverpoolin për një pikë dhe Klopp tani ka thënë se ai ka hatërmbetje ndaj James Maddison pasi ky i fundit i lejoi hapësirë dhe kohë Kompanyt që të bëjë goditjen.
“Momentin kur Vincent Kompany e preku topin aty, unë jam shumë i lumtur që nuk pësova ndonjë sulm në atë moment, pasi ashtu u ndjeva”.
“E kujtoj saktësisht si po pushoja në divan duke shikuar dhe menduar ‘Maddison bllokojë atë, mbyllja hapësirat’”.
“Që nga atëherë nuk e pëlqej Maddisonin. Unë isha i zemëruar me Brendan Rodgers atë ditë pasi ai duhet ta largonte atë nga loja, pasi ishte i lodhur”, përfundoi Klopp.
56-vjeçari do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, me klubin që pritet ta zyrtarizojë trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, si zëvendësuesin e tij./Telegrafi
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...