Xherdan Shaqiri ka vazhduar qëndrimin në kampin stërvitor në Melwood edhe gjatë ndeshjeve ndërkombëtare në mënyrë për të marrë trajtimin e duhur në lidhje me problemin e tij në ijë, gjë që e detyroi atë të tërhiqet nga skuadra e Zvicrës.
Sulmuesi ende nuk i është kthyer plotësisht stërvitjeve, por Jurgen Klopp ka raportuar se është duke bërë një proces pozitiv në rikuperimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është mirë, shumë më mirë”, ka thënë trajneri për faqen zyrtare të klubit. “Shaqiri, që disa javë më parë, ka pasur disa probleme me ijë”
“Ai është stërvitur, jo ashtu se si mundet të stërvitet, por ishte në skuadër dhe ka bërë të gjitha gjërat sepse ne nuk kemi pasur shumë opsione”
“Tani, ai ndihet më mirë ditë pas dite dhe do të jetë mirë për vikend”, përfundoi Klopp./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova