Kthim sensacional i Jurgen Kloppit në Madrid? Spanjollët raportojnë se ai mund të zëvendësojë Xabi Alonson në stolin e Realit, pasi e ardhmja e trajnerit aktual po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas “Defensa Central”, nëse ndodh një dështim kundër Alavesit dhe Real Madridi vendos të ndryshojë trajner, Jurgen Klopp shihet si opsioni kryesor. Thuhet se gjermani ka vendosur dy kërkesa të qarta për të marrë drejtimin: dy përforcime urgjente në janar.
Ai do të kërkonte një qendërmbrojtës, me Ibrahima Konaten e Liverpoolit si favorit, dhe mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai, të cilin e vlerëson shumë.
Megjithatë, bordi i Real Madridit nuk e sheh të domosdoshme sjelljen e një mbrojtësi dhe një mesfushori në afatin e janarit, e aq më pak dy lojtarë nga Liverpooli. Një marrëveshje për Konaten mund të jetë e realizueshme për shkak të kontratës që i skadon në vitin 2026, por transferimi i Szoboszlait, i lidhur me klubin anglez deri në 2028, konsiderohet thuajse i pamundur.
E ardhmja e Xabi Alonsos mbetet e paqartë dhe do të vendoset nga rezultatet në ndeshjet e ardhshme, ndërsa presioni mbi të sa vjen e rritet. /Klankosova.tv
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan