Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i kujdesshëm ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen e nesërme kundër këtyre të fundit.
Reds u përballën me skuadrën e Brendan Rodgers më pak se një javë më parë në çerekfinalen e “EFL Cup”.
Liverpool arriti të fitonte pas penalltive pas një barazimi emocionues të siguruar në minutat e fundit, 3-3.
“Leicester nuk është në një situatë të mirë. Ata kanë lëndime”, pranoi Klopp.
“Ne dolëm për stërvitje kur ishte 4-0 dhe më pas më thanë se ishte 4-3. ‘Uau’ ata padyshim ishin afër”.
“Ata janë një ekip i mirë dhe ajo që po bën Brendan është e jashtëzakonshme”, përfundoi Klopp./Arbresh.info
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...