Fitorja e thellë prej 7-0 e Liverpoolit ndaj Crystal Palace të Shtunën do të thotë që Jurgen Klopp tani ka fituar më shumë ndeshje të nivelit të lartë se çdo trajner tjetër i “The Reds” në epokën e Premier League.
Golat nga Takumi Minamino, Sadio Mane dhe Jordan Henderson, plus dygolëshat nga Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, siguruan që Liverpooli do të kryesojë tabelën edhe më tutje.
Ishte fitorja e 127-të e Klopp në Premier League, duke tejkaluar totalin e Rafael Benitez prej 126 fitoreve. Dhe, ndërsa Benitez ishte në krye të 228 ndeshjeve të kampionatit, Klopp ka tejkaluar rekordin e tij në vetëm 196 ndeshje, përcjell KosovaPress.
Me një titull të parë në Ligën Premier të siguruar në fillim të këtij viti, Klopp dhe skuadra e tij tani padyshim do t’i kenë sytë e tyre të vendosur te një tjetër trofe. Pas fitores në minutën e fundit ndaj Tottenhamit në mesjavë, Liverpool ka një epërsi të qartë në krye të tabelës dhe do të kërkojë ta zgjerojë atë kundër West Bromit të Dielën e ardhshme.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...