Juventusi mund të shes shënjestrën e Arsenalit, Juan Cuadradon, vetëm një muaj pasi ka blerë atë.
Ish futbollisti i Chelseat thuhet se do të transferohet për 26.5 milionë funta sepse trajneri i “Zonjës së Vjetër” Max Allegri ka vënë sytë tek dy lojtarë tjerë, transmeton portali arbresh.info.
Allegri, i cili refuzoi një ofertë prej 17.6 milionë funta për Cuadradon, është i gatshëm të shkëmbej atë me Douglas Costan e Bayern Munichut dhe Federico Bernardeschin e Fiorentinas.
Cuadrada ka shpenzuar dy sezone në formë huazimi te Juventusi. Finalisti i mposhtur në Ligë të Kampionëve ka blerë muajin e kaluar atë për 17.5 milionë dhe Cuadrado sigurisht ka menduar që e ardhmja e tij ishte në sigurt.
Megjithatë, tani duket që ylli kolumbian mund të përdoret për të siguruar fonde në blerjen e Costas, për të cilin Juventusi mund të ofroj 35 milionë funta, dhe Bernardeschit.
Cuadrado u transferua në Torino në verën e vitit 2015 pas gjashtë muajve të shpenzuar në Chelsea. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në finalen e Ligës së Kampionëve./arbresh.info
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...