Christian Panucci ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, për të zyrtarizuar emrin e tij si trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare.
44-vjeçari italian ka udhëtuar 9600 milje, nga Miami në Romë dhe nga Roma në Tiranë, për të qenë i pranishëm në mesditën e së mërkurës, në konferencën për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t’i zbulojë asgjë paraprakisht.
“Po, jam i lumtur, por do të shihemi nesër. Për çdo gjë do të flasim nesër”, tha Panucci për mikrofonin e Top Channel.
Karriera e tij si trajner nuk është në të njëjtin nivel si ajo e futbollistit të madh të aktivizuar me disa nga klubet më të njohura në Evropë, si Milan, Roma, Real Madrid, Chelsea apo Inter.
Gjithsesi, në këto vite ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Fabio Capello drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.

Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...