Milan e arriti fitoren e parë në krye me Gennaro Gatusson duke e mundur Bolognan me shifrat 2:1 në stadiumin ‘San Siro’, transmeton arbresh.info.
Heroi i Milanit të dielën mbrëma ishte Giacomo Bonaventura.
Ai realizoi dy gola për ekipin kuq e zi.
“Vijmë nga një periudhë ku kemi punuar me intensitet të madh dhe tani rezultatet po e tregojnë. Shpresojmë të jetë një fillim i ri për Milanin. Ishte një paraqitje e mirë dhe duam të bëjmë më mirë. Jam i lumtur”, ka thënë Bonaventura për Mediaset Premium. Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse Bologna dy pozita me poshtë me 21 pikë. /arbresh.info/
Inter – Liverpool, formacionet zyrtare
Pas KQZ-së, zyrtari i DASH-it vizitoi edhe Gjykatën Kushtetu...
KRU ‘Prishtina’ njofton për nivelet e ujit në liqenet furniz...
Denys Kostyshyn largohet nga Drita
Ishte në kërkim për vrasje në tentativë, arrestohet 36-vjeça...
“Limi, Limi, Limi” – Bia provokon Albën