Anthony Joshua ka thënë se një ndeshje mes tij dhe Tyson Fury i duhet boksit botëror.
Kujtojmë që Joshua është duke bërë përgatitje për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e rënë të cilat janë WBO, WBA, dhe IBF kundër Oleksandr Usyk.
Meçi mes britanikut dhe ukrainasit pritet të zhvillohet në fund të këtij muajit në stadiumin e Tottenham Hotspurt në Londër.
Joshua ka thënë se pas luftës për mbrojtjen e titujve do të mund të ndeshet me Furyn.
“A më duhet Tyson Fury në regjistrin tim? Më duhet”- ka thënë joshua në një intervistë për BBC.
“Na duhet kjo luftë për hir të boksit”- ka shtuar britaniku.
Kujtojmë që Fury do të përballet me Deontay Wilderin në muajin e ardhshëm.
Dhe me këtë kuptojmë që dy boksierët duhet t’i fitojnë meçet e tyre për të mundësuar luftën për kampionin e padiskutueshëm të botës në vitin e ardhshëm / arbresh.info/
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...